Makina përplas këmbësorin në Elbasan, policia arreston shoferin dhe pasagjerin

7 Shkurt 2025 | 09:53

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi përplasi një këmbësor dhe një mjet bujqësor të parkuar dhe u largua nga vendngjarja.

Në pranga ka rënë edhe pasagjeri, 55 vjeç, për shkak se nuk kallëzoi incidentin.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Tregan, pasditen e djeshme, më 6 shkurt.

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit, në gjendje të dehur, përplasi një këmbësor dhe një mjet bujqësor të parkuar, dhe më pas u largua nga vendi i aksidentit.

Pas hetimeve dhe veprimeve të shpejta, specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan dhe kapën 44-vjeçarin, i cili akuzohet për aksidentin dhe largimin nga vendngjarja. Po ashtu, u arrestua edhe pasagjeri A. B., 55 vjeç, pasi nuk raportoi incidentin, sipas detyrimeve të ligjit.

Këmbësori i përfshirë në aksident, F. K., 56 vjeç, ka marrë dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Automjeti i 44-vjeçarit është sekuestruar nga policia si pjesë e hetimeve ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë

Kampioni shqiptar i UFC-së, Denis Buzukja, ka vlerësuar talentin dhe potencialin e sportistëve shqiptarë, duke theksuar se ata kanë cilësi të veçanta për të arritur...
17:20 | 25/06/2026

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem. Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një automjet...
16:58 | 25/06/2026

Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes penale që lidhet me fraksionin e çështjes së njohur...
16:31 | 25/06/2026