Makina përplas këmbësorin në Elbasan, dërgohet te Trauma në gjendje të rëndë

6 Shkurt 2025 | 21:31

Një person ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kcyk të Njësisë Tregan ku një këmbësor është përplasur nga një automjet.

Paraprakisht bëhet e ditur nga burimet në vendin e ngjarjes se një 55 vjeçar banor i zonës ka mbetur i plagosur.

Për shkak të përplasjes së fortë i plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës për të marrë trajtim të specializuar. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026