Shifrat/ Aksidentet rrugore shënojnë rritje gjatë vitit 2024, kryeson Shkodra
Viti 2024 ka shënuar rritje me 30% të aksidenteve rrugore krahasuar me vitin 2023, ku sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, Shkodra ka pësuar rritjen më të madhe.
Nga 33 aksidente në vitin 2023, numri i aksidenteve ka arritur në 124 aksidente në vitin 2024. Sa i takon vdekshmërisë, është parë se kemi 11 vdekje për çdo 100 aksidente.
Në total, gjatë vitit 2024 kanë ndodhur 1666 aksidente rrugore, një shifër ndjeshëm më e lartë se në vitin 2023, ku u regjistruan 1258 aksidente, ose rreth 30% më pak.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, paralel me numrin e aksidenteve në rritje ka ardhur edhe numri i të lënduarve dhe viktimave në këto aksidente.
Në vitin 2023 kanë mbetur të lënduar 1731 persona, ndërsa në vitin 2024 janë 2255 persona të plagosur.
Sa i takon vdekshmërisë, ekspertët thonë se për çdo 100 të aksidentuar kanë ndërruar jetë 11 persona.
Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e shoferëve vijon të jetë shkak i aksidenteve në 89.3% të rasteve.
Të rinjtë deri në moshën 34 vjeçare janë ata që kanë shkaktuar 24.2% të aksidenteve rrugore.
Sa i takon shpërndarjes gjeografike, shumica e aksidenteve kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Vlorë.
Ajo që bie në sy është se Berati është qarku me numrin më të vogël të aksidenteve, me 30 të tillë, dhe ky numër ka mbetur i pandryshueshëm nga viti 2023 në vitin 2024, ndërkohë që të gjitha qytetet e tjera kanë njohur rritje të numrit të aksidenteve nga një vit në tjetrin, ku kryeson Shkodra.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta