Kosovë, sa i besojnë qytetarët premtimet e partive politike?
Përgjatë një muaji qytetarët e Kosovës kanë dëgjuar premtimet e partive politike, një pjesë e madhe e tyre shprehen pesimistë nëse do të zbatohen pas zgjedhjeve.
Qytetarët e Gjakovës thonë se janë mësuar me premtimet politike, të cilat sipas tyre, asnjëherë nuk janë realizuar plotësisht. Kurse, disa prej tyre ende kanë shpresë se do të ketë ndryshime.
“Boll shumë kam frikë që jo, se asnjëherë nuk po i përmbajnë, problem shumë. Këtu u bë therrë e mos hi. U bë lugë vendi, nuk është ka dihet kujt me i besuar. Shpresoj bëhet mirë për këta të rinjtë, se janë duke e lëshuar vendin. Është ka mbet Kosova thatë. Askush nuk shikon për të rinjtë, me hap fabrika e me i punësuar, janë duke mbetur babë e nënë vetëm në shtëpi, i mbyllin shtëpitë dhe e lëshojnë Kosovën. Premtimet që i japin nuk i përmbajnë asnjëra parti, hyp njëra, më zi se tjetra, katastrofë. Veç shpresoj bëhet mirë për këta të rinjtë.
“As parazgjedhjeve, as pas zgjedhjeve, a e din pse, se jemi mësuar, veç shpresoj kush janë më të mirë i mbajnë. Premtimet na kanë dhënë edhe herën e parë, veç një jemi mbet. Kandidatët më duken si ky, si ai. As ai i pari si ka mbajt. Kape njërin, mëshoj tjetrit”, potencoi Bekaj.
“Rrënofshin kushdo që e merr, i jap 131, Bedri Hamzës, e ju kujtdo jepjani, unë atij njeriu i jap votën se me këta jemi provuar”.
“Premtimi më i mirë është popullit me iu rrit rrogat, çmimet me i ulë dhe punësime. Këto tjerat të mira janë të gjitha, por kjo është më e mira. Ne Albinin kemi shpresën më të madhe”.
Në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, partitë politike po japin premtime të ndryshme, disa prej tyre për anëtarësimin e vendit në NATO, zhvillim ekonomik, fuqizimin e gruas, e të tjera. Për parlamentin e në garë gjithsej 28 subjekte politike me 1280 kandidatë të certifikuar nga KQZ-ja.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West