Prag zgjedhjesh në Kosovë, del raporti me kandidatët që kanë probleme me ligjin

6 Shkurt 2025 | 17:41

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ka dalë në pah një raport i cili tregon edhe numrin e kandidatëve që kanë probleme me ligjin. Partitë që kanë më shumë kandidatë të tillë janë Lëvizja ‘Vetëvendosje’, ‘Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA’ dhe Lidhje Demokratike të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje renditet e para dhe ndiqet nga koalicioni ‘Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA’ dhe Lidhje Demokratike të Kosovës, për kandidatët në listat e tyre që kanë probleme me ligjin. Kjo u tha gjatë një konference të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres INPO. 

 “Lëvizja Vetëvendosje ka gjithsej 14 kandidatë apo 12 për qind e listës së kësaj partie ka probleme me ligjin. Koalicioni AAK-NISMA ka 8 kandidatë pra, 7.27% dhe LDK me një kandidatë. Nga gjithsej 23 kandidatë që kanë probleme me ligjin 16 prej tyre janë duke u përball me aktakuza aktive, ndërsa 8 kandidatë janë të dënuar për vepra penale. Në mesin e këtyre 16 kandidatëve tre prej tyre kanë më shumë se një aktakuzë aktive kështu numri total i aktakuzave aktive ndaj këtyre kandidatëve shkon në 20. Ndërsa, numri total i veprave penale shkon në 21”, tha Burbuqe Kastrati,  lëvizja ‘FOL’.

Ne këtë konference u fol edhe për programet e partive. Nga 28 parti qe garojnë ne zgjedhjet e 9 shkurtit vetëm 13 prej tyre kane programe politike te prezantuara. Aty u tha se ne te gjitha programet ka mangësi, sidomos ne çështjet e drejtësisë.

 “Lëvizja Vetëvendosje sundimi i ligjit trajtohet në një faqe të këtij programi dhe që përmban tri çështje. LDK si aspekte pozitive konsiderohet fakti se premtohet zhvillimi i procesit të vettingut në përputhje me Komisionin e Venecias se do t’i kthehet Agjencisë për ndihmë juridike falas pavarësia siç ka qenë se do të ruhet stabiliteti i pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe do të punohet në digjitalizim. As programi i PDK nuk i referohet strategjisë për sundimin e ligjit, mirëpo përmend se do të miratohet strategjia kundër korrupsion e cila ka munguar gjatë gjithë këtij mandati qeverisës”, tha Gëzim Shala, instituti i Kosovës për drejtësi.

Të dielën e 9 shkurtit, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur legjislaturën dhe qeverinë e re që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe

Bashkimi Evropian dënoi deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të...
14:36 | 14/07/2026

3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës

Kosova mund të bëhet shumë shpejt me Kryeprokuror të Shtetit, pas tre vitesh funksionimi me ushtrues detyre në këtë pozitë të rëndësishme. Në mbledhjen e...
20:41 | 13/07/2026