Karen Pierce emërohet emisare e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor

7 Shkurt 2025 | 20:54

Britania e Madhe e ka emëruar Karen Pierce si emisare speciale për Ballkanin Perëndimor, njoftoi të premten Ambasada britanike në Kosovë.

Pierce, e cila është ndër diplomatet britanike më me përvojë, do të ketë për detyrë t’i çojë përpara synimet strategjike të Britanisë në vendet e Ballkanit, Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë, thuhet në njoftim.

Kjo përfshin edhe mbajtjen e samitit të Procesit të Berlinit me liderët e këtyre vendeve në vjeshtën e vitit 2025, sipas Ambasadës.

Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.

Synimi i samiteve të tij, të cilat mbahen çdo vit, është që ta rrisin bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe gradualisht t’i afrojnë ato më pranë BE-së. Në kuadër të Procesit të Berlinit, ndër vite, janë bërë disa marrëveshje dhe deklarata, por shumë prej tyre kanë mbetur pa u zbatuar.

“Britania e Madhe është e përkushtuar ta përforcojë partneritetin në Ballkanin Perëndimor, duke e forcuar sigurinë evropiane dhe duke e luftuar problemin tonë të përbashkët të imigrimit të parregullt”, tha Ambasada britanike në Facebook.

Pierce po e merr këtë post pas pesë vjetëve si ambasadore e Britanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në të kaluarën, ajo ka qenë edhe ambasadore britanike në Kombet e Bashkuara. Nga viti 2002 deri më 2006, ajo shërbeu si koordinatore për Ballkanin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026