Kontrollet në Tiranë, arrestohet shoferi me armë në brez, shfaqi sjellje nervoze

8 Shkurt 2025 | 10:24

Në kuadër të një operacioni të gjerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 ka finalizuar operacionin “Flagranca 2” duke vënë në pranga dy persona.

“Pas informacionit të siguruar nga inteligjenca policore dhe kontrolleve të pandërprera në terren, në rrugën “Isuf Elezi”, shërbimet e policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtohej nga 37-vjeçari A. K. dhe pasagjeri A. Z., 39 vjeç”.

“Gjatë intervistimit nga punonjësit e policisë të dy këta shtetas kanë shfaqur shenja nervozizmi duke i shtyrë efektivët të kryejnë një kontroll të detajuar. Pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. K, shërbimet e Policisë i kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

Policia arrestoi 37-vjeçarin A. K. për “Armëmbajtja pa leje”, ndërsa 39-vjeçari A. Z. u arrestua për “Moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një konferëncë për mediat në Korçë ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë u humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026