Nis procesi i numërimit të votave në Kosovë

9 Shkurt 2025 | 19:42

Procesi i votimit në Kosovë është mbyllur teksa brenda shkollës “Faik Konica” në 3 qendrat e votimit ka nisur procesi i numërimit të votave.

Gazetarja e Euronews Albania, Enkeleda Mema raporton nga Kosova se deri në minutën e fundit ka pasur qytetarë që kanë ardhur për të shprehur vullnetin e tyre politik.

Ajo shton se ky proces i numërimit do të jetë i shpejtë pasi me ndryshimin në kodin zgjedhor, do të numërohet vetëm vota për subjektet politike, ndërsa votat për kandidatët për deputetë do fillojnë të numërohën nga e hëna pasi të gjitha kutitë e votimit mblidhen në KZAZ-në përkatëse.

Ndërkaq, ditën e hënë do zbulohet se cilët janë ata kandidatë të prefeuar të cilët do të ulen në Kuvendin e ri të Kosovës dhe brenda orës 23:00 të mbrëmjes së sotme do bëhet e ditur rezultati paraprak se cila do të jetë forca fituese e këtyre zgjedhjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën ku thuhet se reformat dhe përparimi në dialogun Kosovë-Serbi mbeten kyç në rrugën evropiane të vendit. Rezoluta...
14:42 | 17/06/2026

Diaspora i jep edhe një mandat Vetëvendosjes, LDK humb një

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të shumicës së votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, ndërsa procesi i numërimit...
13:13 | 17/06/2026

Kreu i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka quajtur lajm të mirë faktin se NATO-ja do të reduktojë praninë në Kosovë si pasojë e...
12:50 | 17/06/2026