Operacioni i madh policor në Napoli: Arrestohen 27 anëtarë të mafias Camorra
Karabinierët në lagjen Pomgliano D’Arco pranë Napolit kanë arrestuar 27 persona si pjesë e një operacioni policor për të shkatërruar dy klanet rivale të organizatës mafioze lokale Camorra.
Për 23 prej të arrestuarve paraprakisht janë lëshuar urdhër-arreste, ndërsa katër prej të arrestuarve janë vendosur në arrest shtëpiak, transmeton Ansa.
Ndër të tjera, arrestimet u bënë për akuzat e komplotit kriminal, zhvatjes, kanosjes së publikut me përdorimin e armëve të zjarrit, zjarrvënie, komplot për trafik droge, rrëmbim personash etj.
Urdhrat e arrestit u lëshuan pasi prokurori në Napoli kërkoi hapjen e procedimeve kundër klaneve rivale Ferretti dhe Cipolletta, të cilat janë më aktive në rrethin Pomigliano D’Arco dhe zonat përreth.
Dy klanet dyshohen se kontrollojnë tregun lokal të drogës dhe besohet se janë përgjegjës për zjarrvënie dhe tentativë për vrasje.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West