Momenti kur Ajola Xoxa ndalohet në Rinas, gazetari zbulon detajet mbi akuzat e SPAK
I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin“, gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, komentoi pamjet kur bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, mbërriti në Rinas nga Roma, pas njoftimit për masën e arrestit në shtëpi.
Sipas gazetarit Ferhati sapo ajo është njoftuar për masë e dhënë nga GJKKO, ka marrë biletën për tu kthyer menjëherë me avionin më të parë drejt Tiranës.
“Ajola Xoxa rezulton të jetë larguar nga territori shqiptar në kohën kur Gjykata po shqyrtonte kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë ndaj saj. Pas njoftimit të sotëm për masën e arrestit në shtëpi, ajo u vu në dispozicion të autoriteteve dhe mori avionin e parë nga Italia drejt Tiranës, ku mbërriti në Rinas në orën 20:25. Ajo u prit nga agjentët e BKH dhe punonjësit e policisë. Pas njohjes me masën e sigurisë, ajo u dërgua në Komisariatin e Rinasit dhe më pas u shoqërua me një automjet policie drejt banesës së saj, ku do të qëndrojë nga ky moment, pas këtij vendimi”, tha gazetari.
Gazetari sqaroi dhe akuzat që SPAK ka ngritur ndaj Ajola Xoxës.
Ai theksoi Ajola Xoxa ka një akuzë më shumë se Veliaj që është ajo e mosdeklarimit të pasurisë dhe për fshehjen e të ardhurave. Sipas SPAK, ajo ka shmangur detyrimin për të deklaruar të ardhurat pranë ILDKPI-së, duke fshehur kështu pasurinë e saj dhe shpenzimet për blerje.

LEXONI GJITHASHTU:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin