Arrestimi i Veliajt, Majko i përgjigjet opozitës: Nuk ndihem keq para jush, por…
Deputeti i PS-së Pandeli Majko, iu përgjigj këtë të hënë në parlament kolegëve të tij opozitarë, duke theksuar se ndihej në një pozicion të vështirë pas arrestimit të Erion Veliajt, jo përballë tyre, por përballë historisë së Partisë Socialiste, vetes dhe publikut.
Sipas Majkos, përveç fëmijës së tij, të gjithë familjarët e Erion Veliajt kanë marrë urdhra nga gjykata, por asnjë nga deputetët socialistë nuk ka ngritur akuza ndaj SPAK.
“Përveç fëmijës, të gjithë familjarët e tij kanë marrë një urdhër nga gjykata. Megjithatë, asnjë nga ne këtu nuk është ngritur për të akuzuar Dumanin për mercenar, nuk u ngritëm për të akuzuar SPAK-un për organizatë kriminale, as nuk u ngritëm për të akuzuar ambasadoren amerikane me fjalor të pahijshëm, presidentin, apo ish-sekretarin e Shtetit,” tha Majko.
Ai shtoi se ka një perceptim të gabuar në lidhje me konferencën për shtyp të kontraktuesit të opozitës.
“Po keni një perceptim të gabuar lidhur me konferencën e shtypit dhe kontraktuesin tuaj të paguar, cilido qoftë ai. Keni një ide të gabuar se sot në SHBA diskutohet gjithçka për ju dhe me ju. Po të ishin marksistët, sipas logjikës tuaj, ata do të kishin qenë në pushtet deri para fitores së Trump, kur u shpallën non-grata nga Britania e Madhe. Zoti Berisha e di që ata ishin konservatorët britanikë, dhe nuk besoj të ketë konservatorë më të fortë se ata”, theksoi Majko.
Përfundimisht, ai iu drejtua opozitës duke u shprehur:
“Thoni shpesh se është radha juaj, por nuk është as radha e kosit, as e qumështit. Është zgjedhja e popullit shqiptar. Do të takohemi te kutitë e votimit dhe do ta shikojmë se kush do ta ketë radhen”.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave