“Na ndote foltoren”, Balla i përgjigjet Berishës: Shko bëj kallëzim
Ministri i Shteti për Marrdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, iu përgjigj kreut të PD Sali Berisha, pas akuzave të këtij të fundit ndaj kryeministrit Rama dhe gjithë mazhorancës.
Balla tha se të gjitha ato që tha Berisha janë gënjeshtra. Ai ftoi Berishën që mos fshihet nga imuniteti dhe rregullorja e parlamentit që deputeti nuk mban përgjegjhësi për ato që thotë, por nëse ka akuza për mazhorancën t’i kallëzojë në SPAK, duke i kujtuar se çdokush mban përgjegjësi për kallëzim të rremë.
Ndërsa i kujtoi edhe akuzat që dikur Sali Berisha bënte nga foltorja e parlamentit për aleatin e tij Ilir Meta.
Ai i ka këkruar të bëjë kallëzim në prokurori për akuzat që bëri në Kuvend dhe jo të vazhdojë të flasë pa fakte.
“Shko bëj kallëzim, sepse gënjeshtrat mbeten gjithmonë gënjeshtra. Nëse ke guxim, shko atje. Ki parasysh, po të kujtojmë edhe ndryshimet e vitit 2016, mos harro që mund të mbash përgjegjësi për kallëzim të rremë. Kjo është arsyeja pse ti nuk e bën. Foltoria është ndotur aq shumë, sa nuk të besojnë më, sepse ke gënjyer historikisht për të gjithë kundërshtarët. E mban mend sa e ke akuzuar Ilir Metën? Tani erdhe dhe e mbron. Faleminderit Sali, shihemi në gjyq”, tha Balla.
Kujtojmë që Berisha lexoi këtë të hënë në parlament disa përgjime sipas tij ku përmendet ish-ministri Balla për ndërhyrje në dënimin e një eksponenti kriminal.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 10:51 Vance pranon gabimet e administratës Trump në publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit