Gjykatësi federal bllokon urdhrin e Trump për të drejtën e shtetësisë në lindje
Një gjykatës i Gjykatës së Qarkut në Nju Hempshir, Joseph N. Laplante, bllokoi të hënën urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, që synonte t’i jepte fund të drejtës së shtetësisë për fëmijët e personave që qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara pa dokumente. Ky është gjykatësi i tretë që merr një vendim të tillë pas dy vendimeve të ngjashme në Siatëll dhe Merilend.
Padia, e ngritur nga Unioni Amerikan për të Drejtat Civile, argumenton se urdhri i Presidentit Trump shkel Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, duke tentuar të zhbëjë një nga vlerat kushtetuese themelore të vendit. Administrata Trump e mbështet urdhrin në argumentin se fëmijët e atyre që nuk janë shtetas amerikanë nuk janë “subjekt i juridiksionit” të SHBA dhe për rrjedhojë nuk kanë të drejtën e shtetësisë.
Në thelb të padive është Amendamenti i 14-të i Kushtetutës, i ratifikuar në vitin 1868, i cili garanton shtetësinë automatikisht për fëmijët që lindin në territorin amerikan, me përjashtim të disa rasteve specifike, si diplomatët, armiqtë gjatë luftës dhe fëmijët që lindin në anije të huaja.
Vendimi i fundit i gjykatës është një tjetër pengesë për administratën Trump, e cila ka apeluar një vendim të ngjashëm në Gjykatën e Apelit.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë oficerë të lartë
Komanda Qendrore e SHBA-së: Ushtria amerikane rrëzoi 2 dronë iranianë mbi Ngushticën e Hormuzit
Hegseth kritikon ashpër politikën evropiane të emigracionit: Plazhet janë pushtuar nga ideologji të rrezikshme
- 13:30 Djali i Hashim Thaçit: Presim që ndryshimi të ndodh
- 13:06 Shiste kokainë dhe heroinë në ambient e “PlayStation” ku punonte, arrestohet 20-vjeçari në Durrës
- 13:01 Rama reagon ndaj komentuesve në rrjetet sociale: Boll e ndotët mexhelisin shqipfolës
- 12:58 Zhduket i riu në Tiranë, kërkimet për 34-vjeçarin vijojnë prej katër ditësh
- 12:35 Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, pjesëmarrja kaloi 8% deri në orën 11:00. Procesi i votimit vijon
- 12:34 AF Elbasani dhe Armand Duka reagojnë pas ndarjes nga jeta të Fatjon Bunjakut