Trump nuk tërhiqet për Gazën: Jam i vendosur ta marr, askush nuk mund të kthehet
Presidenti Donald Trump përsëriti planin e tij për të marrë Gazën, me qëllim për ta përdorur si një zonë zhvillimi.
Trump e njoftoi planin e tij rreth një javë më parë, pasi u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Deklarata e tij hasi kritika ndërkombëtare, me vendet arabe dhe ato evropiane, por edhe Kina, Australia dhe Brazili, që kundërshtuan zhvendosjen me forcë të popullsisë palestineze.
“Jam i vendosur ta blej dhe ta zotëroj Gazën. Ndërsa e ndërtojmë ne, mund t’u japim shteteve të tjera në Lindjen e Mesme pjesë të saj. Të tjerë mund ta bëjnë nën patronazhin tonë, por ne jemi të bindur për ta zotëruar, për ta marrë dhe për t’u siguruar se Hamas nuk do të kthehet. Nuk ke ku të kthehesh aty, është vetëm një kantier shkatërrimi”, tha Trump.
Duke folur për armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, Trump tha se ai po humb durimin pasi pa pamjet e lirimit të tre pengjeve të fundit izraelite.
Ai foli edhe për luftën e Rusisë në Ukrainë, për të cilën tha se dëshiron fundin e saj. Trump përsëriti se me të president lufta nuk do të kishte nisur kurrë.
LEXONI GJITHASHTU:
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
- 21:54 Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi