Përleshje me armë mes disa personave në Çair të Shkupit, vritet 35-vjeçari shqiptar

11 Shkurt 2025 | 12:40

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur mesnatën e të hënës në Çair të Shkupit, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Viktima e këtij incidenti është Hebib Bunjaku, 35 vjeçari me origjinë shqiptare nga Shkupi. Dyshohet se motivet e përplasjes mes të rinjve janë të natyrës banale.

“Më 11 shkurt 2025, në orën 00:06, është bërë denoncimi në SPB Shkup nga spitali ‘Shën Naumi i Ohrit’, ku është raportuar se dy persona, H.B. (35) dhe A.D. (35), të dy nga Shkupi, kishin mbërritur me lëndime të shkaktuara nga arma e zjarrit. Pas ndihmës mjekësore, H.B. ka humbur jetën, ndërsa A.D. ka marrë ndihmë dhe është ndaluar për mjekim”, thueht në njoftimin e Ministrisë së Brendshme në RMV.

Në vijim të hetimeve, është konfirmuar se këta persona kishin marrë pjesë në një përleshje të armatosur në rajonin e Çairit.

Po ashtu, për shkak të lëndimeve nga arma e zjarrit, në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup është sjellë edhe një tjetër person tjetër me inicialet N.D.

Policia ka vijuar hetimet dhe në orën 01:40 ku ka arrestuar disa persona. Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, janë arrestuar shtetasit B.B. (39), N.D. (22), R.R. (41) dhe K.T. (28), të gjithë nga Shkupi, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në përleshjen e armatosur.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur detajet e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026