Interi “hakmerret” ndaj Fiorentinës, ndikon dhe vendimi i gabuar i gjyqtarit

11 Shkurt 2025 | 14:04

Interi ka mposhtur Fiorentinën në shtëpi, ndërsa e sheh veten në vendin e dytë në klasifikim, 1 pikë pas Napolit. Gjyqtari i takimit u bë protagonist i takimit, ku pas një vendimi të gabuar të tij, zikaltrit shënuan gol.

Interi nuk do të dorëzohet në asnjë moment kur diskutohet për kreun e Serisë A, ku të hënën triumfoi ndaj Fiorentinës, duke ruajtur distancën vetëm 1 pikë nga vendi i parë që mbahet nga Napoli. Në Meazza, të besuarit e Simone Inzaghit vinin të motivuar për t’u hakmarrë Fiorentinës, dhe diçka të tillë e arritën duke fituar në shifrat 2-1. Një ndeshje në të cilën protagonist ishte gjyqtari kryesor La Penna.

Goli i parë i zikaltërve erdhi pas një këndoreje, por më herët duhet të ishte akorduar rivënie fundore për Fiorentinën, por nuk u pa nga gjyqtari La Penna, i cili akordoi goditje këndi, nga ku u shënua goli i parë në favor të zikaltërve. Më saktë, ishte një autogol i Pongracic. Në fraksionin e parë, një penallti e shndërruar në gol nga Mondragora riktheu ekuilibrat.

Në pjesën e dytë, Arnautovic solli fitoren, me Interin që mposht Fiorentinën, por qëndron pranë Napolit kryesues. Miqtë e kontestuan së tepërmi rastin ku gjyqtari veproi gabim, ndërsa ky episode nuk i shpëtoi as mediave italiane, të cilat e cilësuan të drejtë reagimin e ekipit nga Firence, por që asgjë nuk mund të ndryshonte më pas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026