Presidenti sirian: Plani i Trump për Gazën është një krim i rëndë që do dështojë 

11 Shkurt 2025 | 14:18

Presidenti sirian Ahmed al-Shara tha se ai beson se plani i presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur palestinezët nga Gaza dhe për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës është “një krim i rëndë që përfundimisht do të dështojë”.

Në një intervistë me podkastin britanik Al-Shara, grupi militant i të cilit Hayat Tahrir al-Sham dikur ishte një degë e Al-Kaedës, ai tha se propozimi i Trump nuk do të funksiononte , raportoi Reuters.

“Unë besoj se asnjë forcë nuk mund t’i dëbojë njerëzit nga toka e tyre. Shumë vende janë përpjekur ta bëjnë këtë dhe të gjitha kanë dështuar, veçanërisht gjatë luftës së fundit në Gaza gjatë një viti e gjysmë të kaluar,” tha ai.

Al-Shara tha se nuk do të ishte “as e mençur, moralisht dhe as politikisht e saktë” që Trump të drejtonte përpjekjet për të dëbuar palestinezët nga toka e tyre.

“Mbi 80 vjet të këtij konflikti, të gjitha përpjekjet për t’i zhvendosur kanë dështuar, ata që u larguan janë penduar për vendimin e tyre. Mësimi palestinez që çdo brez ka mësuar është rëndësia e ruajtjes së tokës së tyre”, shtoi ai.

Trump tha se SHBA do të marrë përsipër Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta dhe do ta zhvillojë atë ekonomikisht pasi palestinezët të vendosen në vende të tjera, duke veçuar Jordaninë dhe Egjiptin.

Sipas tij, SHBA-ja do të marrë Rripin e Gazës nga Izraeli dhe do ta kthejë atë në “Riviera e Lindjes së Mesme” pas zhvendosjes së palestinezëve në shtetet e tjera arabe.

Ai tha se palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Gaza sipas propozimit të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026