60 fëmijë me viroza vizitohen çdo ditë në spitalin e Vlorës
Ditët e para të muajit shkurt kanë sjellë një ulje në numrin e vizitave në spitalin pediatrik në Vlorë. Mjekja pediatre Rina Llanaj, tregon se muajin e kaluar spitali kishte deri në 100 vizita ne dite, ndërsa sot numri është ulur në 60.
“Ditët e para të shkurtit ka sjellë një ulje të numrit të vizitave në pavionin tonë. Krahasuar me 10-ditëshin e fundit të janarit, numri i vizitave ka ardhur duke u ulur dhe ka shkuar në 50-60 në 24 orë. Kurse numri i shtrimeve ka ardhur edhe ai duke u ulur; në 24 orë janë hospitalizuar 15 fëmijë në repartin tonë. Fëmijët hospitalizohen ata që kanë më shumë probleme madhore, kurse të tjerët marrin këshilla dhe largohen në shtëpi, duke u ndjekur nga mjeku i familjes.”
Për mjeken pediatre, pacientët kanë shfaqur simptoma si kollë, rrjedhje hundësh, diare, të vjella, marrje mendsh, humbje ekulibri dhe dhimbje koke.
“Virozat që paraqiten në pavionin tonë kanë simptomatika të ndryshme, sepse edhe mosha e fëmijëve varion nga 1 muajsh deri në 14 vjeç. Simptomatikat që dominojnë këtë herë prekin më tepër sistemin respirator, të shoqëruara me temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh dhe çrregullime të tretjes, si diarre dhe të vjella. Kurse grupmosha nga 11 deri në 14 vjeç ka pasur dhimbje të forta koke, humbje të ekuilibrit dhe marrje mendsh,” tha pediatrja.
Sipas mjekes, prindrit duhet te bejne kujdes me temperaturën e femijs, duke e ndjekur prej fillimit me medikamente, ndërsa këshillohet edhe konsumi i shtuar i lëngjeve e frutave.
“Ne hospitalizojmë fëmijët që kanë probleme në frymëmarrje, që kanë bronkiolite, moshat e vogla deri në 6 muaj që janë të rrezikuar, ose fëmijët që janë ndjekur disa ditë nga mjeku i familjes me terapi ambulatore ose nga ne dhe nuk kanë dhënë rezultate.
Menaxhimi më i mirë bëhet nga prindërit duke ndjekur temperaturën në dinamikë, duke e kuruar 3 ditët e para me antiinflamatorë si paracetamoli në formë shurupi dhe ibuprofeni, dhënia e lëngjeve në formë natyrale biologjike si ujë, çaj, kos dhe dhënia e ushqimeve natyrale pa konservantë,”shtoi mjekja.
Për rajonin e Vlorës, edhe pse numri i fëmijëve që marrin shërbim në spital është ulur, shifrat ditore tregojnë se situata nuk është tejkaluar.
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush