PS dhe PD në Komisionin e Ligjeve, miratohet ndryshimi i kodit zgjedhor
Në Komisionin e Ligjeve me 17 vota pro, Partia Socialiste dhe Demokratike votuan për ndryshimin e kodit zgjedhor. Konkretisht, PS dhe PD u dakordësuan që zarfi me fletën e votimit edhe në kthim të paguhet nga KQZ.
Së dyti, u pranua ndryshimi afateve te dorëzimit të listave të kandidatëve për deputete, dhe së treti numëruesit e votës së diasporës do të jenë përfaqësues të partive politike.
PS votoi kundër propozimit të PD për lejimin e emigrantëve për t’u regjistruar dhe për të votuar me dokumente të huaja identifikimi. Bashkimi i votave në Komision të Ligjeve nuk do të thotë se PD do ti votojë ndryshimet edhe në parlament, pasi nuk heq dorë nga kushti i saj për lejimin e emigrantëve që të regjistrohen dhe të votojnë me dokumente të huaja. Votën pro në komisionin e ligjeve e dhanë me argumentin që nuk bëhemi pengesë për votën e diasporës por PS duhet të plotesojë edhe kërkesën e PD. Mbetet për t’u pare nëse në seancën e së enjtes do të arrihen 84 votat e nevojshme për ndryshimet e kërkuara në kodin zgjedhor.
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
Tensione në Rrjoll, banorët heqin gardhin metalik (VIDEO)
Policia e Tiranës godet shpërndarësit e kokainës, 4 të arrestuar në operacionin “Zonat” (EMRAT)
- 12:43 Rrëzohet avioni ushtarak në Indi, 5 të vdekur dhe një i mbijetuar
- 12:11 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
- 11:50 Tensione në Rrjoll, banorët heqin gardhin metalik (VIDEO)
- 11:14 Policia e Tiranës godet shpërndarësit e kokainës, 4 të arrestuar në operacionin “Zonat” (EMRAT)
- 11:02 Policia e Tiranës publikon bilancin për muajin maj: Mbi 240 të arrestuar dhe 58 operacione
- 10:51 Çfarë dihet për zhdukjen e 34-vjeçarit në kryeqytet? Përgjigjet drejtori i Policisë së Tiranës