Tensione në Rrjoll, banorët heqin gardhin metalik (VIDEO)

13 Qershor 2026 | 11:50

Një protestë po mbahet këtë të shtunë në Rrjoll të Velipojës nga banorët që kanë pretendime për pronën ku pritet të ndërtohet një resort turistik ndërsa situata është tensionuar pasi ata janë përplasur me policinë ndërsa kanë hequr një pjesë të rrethimit me kangjella.

Banorët kundërshtojnë vijimin e punimeve në kantierin e ndërtimit ndërsa rreth orës 10:30, janë afruar pranë zonës së punimeve dhe janë përballur me policinë që ndodhej në terren për të garantuar sigurinë. Gazetari i Euronews, Teodor Gjerga, raporton se një pjesë e rrethimit metalik është zhvendosur, ndërsa disa banorë kanë tentuar të ndalojnë lëvizjen e mjeteve të rënda të punës.

Policia ka ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian. Sipas Bardhit,...
17:56 | 08/07/2026

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Menjëherë pas marrjes...
17:21 | 08/07/2026

Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi

Një kamion i ngarkuar me inerte është përmbysur këtë të mërkurë në aksin rrugor Elbasan–Peqin, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Paraprakisht dyshohet se...
16:34 | 08/07/2026