Orban: AfD është e ardhmja e Gjermanisë
Kryeministri hungarez Viktor Orban foli sot në Budapest me bashkëkryetaren e Alternativës së djathtë për Gjermaninë (AfD) Alice Weidel dhe tha se partia është e ardhmja e Gjermanisë.
“E ardhmja në Gjermani shkruhet nga AfD. Është nder që liderja e partisë Alice Weidel vizitoi Budapestin”, shkroi Orban në Facebook.
Siç raporton portali Hungary Today, tema më e rëndësishme e bisedës ishte kriza evropiane e migracionit.
Orban dhe kandidati për kancelar gjerman ranë dakord se ndalimi i migracionit të paligjshëm, forcimi i sigurisë evropiane dhe mundësia e ndryshimit të drejtimit politik të Evropës janë detyra kryesore.
Tema e dytë kyçe e takimit ishte çështja e politikës evropiane të paqes dhe luftës.
Orban ka deklaruar më parë se, ndërsa nuk është dakord me AfD-në për gjithçka, ka çështje për të cilat ata ndajnë pikëpamje të ngjashme.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec