Orban: Presidenca e Trump do të nisë një valë të re të së djathtës në Evropë

20 Janar 2025 | 15:45

Mandati presidencial i Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisë një rritje të re të së djathtës në Evropë, e cila do të pushtojë Brukselin, tha kryeministri hungarez Viktor Orbán.

Orban, një mbështetës prej kohësh i Trump, tha se ai parashikon një “epokë të artë” në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Hungarisë, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian, pavarësisht një paralajmërimi nga Banka Qendrore e Hungarisë se tarifat e reja të BE-së të propozuara nga Trump do të dëmtojnë gjithashtu ekonominë e Hungarisë, njoftoi Reuters.

“Vetëm disa orë dhe madje edhe dielli do të shkëlqejë ndryshe në Bruksel. Një president i ri në SHBA, një fraksion i madh patriotik në Bruksel, shumë entuziazëm”, tha Orban përpara inaugurimit të Trump ku ai nuk do marrë pjesë.

Orban, duke folur për ngritjen e së djathtës në Evropë, tha se mund të fillojë një “sulm i madh” ndaj institucioneve në Bruksel.

“Pra, sulmi i madh mund të fillojë. Me këtë, unë po nis fazën e dytë të ofensivës, e cila synon të pushtojë Brukselin”, tha Orbán.

Partia Fidesz e Orbanit dhe partitë e tjera të krahut të djathtë nga vendet evropiane formuan Grupin Patriotik në Parlamentin Evropian vitin e kaluar, të udhëhequr nga Fronti Kombëtar i Francës Marine Le Pen, i cili është bërë i treti më i madhi në parlamentin e BE-së, me 86 eurodeputetë.

“Ne në Hungari jemi opozita e sistemit në Bruksel. Brukseli u pushtua nga një oligarki e majtë-liberale. Në zgjedhjet evropiane, ne ishim afër një shans real që një shumicë e re e krahut të djathtë të mund të zëvendësonte elitën e Brukselit”, tha Orban.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç

53 deputetë opozitarë në Serbi kanë mbledhur nënshkrimet për t’i kërkuar kryeministrit Gjuro Macut shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezana Paunovic....
15:06 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për drone për të kombinuar ekspertizën e Kievit me kapacitetin industrial të Evropës për të rritur prodhimin....
12:05 | 16/07/2026