2 raste me meningit brenda 2 muajve në Durrës, Tomini: Vazhdon hetimi epidemiologjik

12 Shkurt 2025 | 16:48

Durrësi ka regjistruar dy raste të meningitit në adoleshentë në një periudhë 2 mujore. Rasti i parë rezultoi fatal për 16-vjeçaren, ndërsa një 14-vjeçar po merr trajtim në spitalin infektiv në QSUT.

Drejtoresh e ISHP Eugena Tomini thotë se rastet nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, ndërsa shton se po vazhdon hetimi epidemiologjik.

“Duke vlerësur edhe të gjitha kontaktet që rasti ka pasur nuk kemi asnjë rast të ri të dyshuar në lidhje me kontaktet me këtë rast, nuk ka lidhje epidemiologjike mes dy rasteve”, tha Tomini.

Infeksioni i meningokokut mund të shfaqet në çdo moshë, por tek fëmijët është më i shprehur.

Neisseria meningitis sipas ekspertëve është infeksion bakterial që transmetohet në mënyrë të shpejtë me kontaktin e ngushtë dhe të zgjatur. 30% e individëve mund të bëhen bartës dhe transmetuar të bakterit por nuk shfaqin shenja të sëmundjes.

“Kemi një temperaturë që persiston në 48 orë apo më shumë, ka një ngurtësim të qafës që nuk e përkul dot, ka ndjenjën e të vjellit, nuk duron dritën, ka një fotofobi”, shpjegoi Tomini.

Ekspertët thonë se nuk ka vend për panik, por duhet kujdes që në momentin e parë të shenjave klinike

 

LEXONI GJITHASHTU:

Raste të infeksionit nga meningjiti në Durrës, reagon Instituti i Shëndetit Publik

Mjeku Vasil Llajo: Ç’duhet të dini për virusin e Etheve të Nilit, si diagnostikohet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026