Vrau vjehrrit dhe kufomat i fshehu në valixhe, dënohet me 30 vjet burg shqiptarja

12 Shkurt 2025 | 17:25

Gjykata e Apelit të Firences në Itali ka konfirmuar dënimin me 30 vjet burg të shtetases shqiptare Elona Kaleshës për vrasjen e vjehërrve të saj, Teuta dhe Shpëtim Pasho, trupat e të cilëve u gjetën në katër valixhe në një fushë në Sollicciano në dhjetor 2020, pesë vjet pas zhdukjes së tyre.

Elona Kalesha ishte e pandehura e vetme për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, të cilët u zhdukën në nëntor 2015 dhe eshtrat e të cilëve u gjetën në katër valixhe në një fushë midis autostradës Firence-Pisa-Livorno dhe burgut Sollicciano.

Brenda kishte mbetjet e një burri dhe një gruaje, të copëtuara dhe të mbështjella me najlon. Brenda pak ditësh karabinierët arritën të zbulonin se ato trupa i përkisnin Shpëtim dhe Teuta Pashos, një çifti shqiptar i cili ishte zhdukur që nga 1 nëntori pesë vjet më parë. Hetimi u përqendrua në rrethin familjar dhe brenda pak ditësh Elona Kalesha ishte e dyshuara kryesore; në momentin e zhdukjes ishte e dashura e djalit të Pashos, Taulantit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026