“Mbështes shefin, besoj në drejtësi”, Julia Dhame u bashkohet qytetarëve në GJKKO

12 Shkurt 2025 | 17:37

Një numër mbështetësish të Erion Veliaj janë paraqitur përsëri këtë të mërkurë para ambienteve të GJKKO, kjo për shkak se sot mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Kjo është dera e dytë që mbështetësit vijnë në SPAK, qytetarë në një numër më të lartë se herën e parë, të cilët shprehen me bindje të plotë se arrestimi i Veliajt është një veprim një padrejtë.

Mbështetësit kanë bërë thirrje të ndryshmë me megafon dhe shprehen: “Lali, heroi jonë, Lali Eri”.

Gazetarja Sara Demushi raporton se ky zhvillim pritet të jetë një sancë maratonë, kjo për shkak se mbështetësit janë mbledhur që prej orës 16:30 tashmë për të dytën herë.

E pranishme mes mbështetësve ishte dhe Drejtoresha e Promovimit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës, Julia Dhame e cila shprehet se kjo mbledhje para GJKKO-së do zgjasë deri në dhënien e një vendimi ndaj Veliajt.

“Jam në mbështetje të kryebashkiakut dhe shefit tim. Arrestimin e tij e konsideroj të padrejtë përderisa nuk ka prova, kur të ketë do e quaj të drejtë. Do shofim si do të jetë vendimi, kam besim të drejtësia. Sa për sot, vimë të gjithë më dëshirën tonë dhe qëndrojmë dri sa të jepet vendimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026