Del udhëzimi: Primaret e PD do zhvillohen me 1 mars, si organizohet procesi zgjedhor
Partia Demokratike ka miratuar mbajtjen e Primareve në datën 1 mars. Sipas udhëzimit të shpërndarë për mediat nga selia blu, drejtuesit politikë nuk do të marrin pjesë në garën e brendshme, por ata do të drejtojnë këtë proces në qarqe.
Kandidatët për primare, si rregull vetëpropozohen, propozohen nga anëtarësia ose nga organet qëndrore të Partisë Demokratike.
Pasi të votohet për kandidatët për primare, të kualifikuar do të jenë vetëm ata që plotësojnë kuotën minimale, e cila do të llogaritet në varësi të numrit të anëtarëve që ka secili qark.
Më pas, kandidatët e kualifikuar do të renditen nga kryesia, për listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë.Në renditjen përfundimtare të tyre, sipas këtij udhëzimi do të ndikojë edhe aktiviteti dhe kontributi politik, angazhimi në kauzat e opozitës, regjistrimi i emigrantëve si dhe kontributi për cështje të ndryshme shoqërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet