“Janë ekstremistë të PD!”- Rama sulmon dy gjyqtarët e GJKKO: Dumani të hetojë

12 Shkurt 2025 | 10:03

Kryeministri Edi Rama sulmoi për herë të parë gjyqtarë specifikë të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).

Në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama zgjodhi të lexonte mesazhe të qytetarëve digjitalë, të cilët shprehen se dy gjyqtarë në GJKKO janë ekstremistë të djathtë dhe deklarojnë hapur në mjedise politike se duan t’i “shkrijnë” zyrtarët socialistë.

Rama tha se njëri prej tyre është gjyqtari paraprak i dosjes “Toyota Yaris”, i cili ka shkelur ligjin që ndalon publikimin e dosjes dhe ia ka dorëzuar vendimin Sali Berishës. Për këtë arsye, ai kërkoi nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, që të nisë një hetim për këtë çështje.

“Këta qytetarët digjitalë janë hall i madh! Vetëm një fakt: ky gjyqtar ka urdhëruar ndalimin e publikimit të vendimit të tij, gjë që nuk e bëri, përkundrazi bëri të kundërtën. Kur bëhet fjalë për raste ku përbalten njerëzit e PS-së, nuk e ka problem fare, në këtë rast e ndaloi pasi aty përmenden shumë kolegë të tyre.

Por ama, në ditën e parë, vendimin e pati në dorë një deputet që e keni në parlament dhe tani e “ka bufi i kënetës”, ai që lexon komunikimet nga EncroChat në parlament. Të gjitha këto janë pjesë e përmbajtjes së këtij vendimi gjyqësor, i cili është i ndaluar për t’u përhapur dhe publikuar.

Ku jemi këtu ne? Kjo është vepër penale! Pra, bëhet fjalë për dy ‘kamikazë’ të PD-së në GJKKO, të cilët nuk e kanë asnjë problem ta shprehin hapur në mjedisin tonë kënaqësinë e të pasurit në dorë këtë apo atë çështje, duke thënë se ‘ne do t’i shkrijmë’.

Këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani duhet të kërkojë gjurmët e vendimit të ‘Toyota Yaris’ dhe t’ia tregojë publikut se si ka përfunduar në monologët e “bufit të kënetës”, i cili është i ndaluar të publikohet dhe dihet kush e ka marrë,” – tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026