“Nuk po hetohet një vepër kriminale…” Rama ndërpret Bushkën: S’duhen këto komente
Kryetarja e Komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, në fjalën e saj në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ka folur në lidhje me përmendjen e emrit të saj në dosjen hetimore për kryebashkiakun Erion Veliaj.
“Nga sa kam lexuar në media duket se kjo është një çështje e nisur nga një kallëzim anonim, duke hetuar jo për një vepër konkrete penale, por për të gjithë jetën e një personi publik.
Kjo i jep kujtdo të drejtën për të pasur një dyshim të arsyeshëm se nuk kemi të bëjmë me një hetim për të gjetur të vërtetën e një vepre kriminale, për një…”
Fjala e kryetares së komisionit të ligjeve u ndërpre nga kryeministri Rama i cili tha se këto komente nuk janë të nevojshme, pasi sipas tij nuk duhet harruar që Partia Socialiste është garancia e pavarësisë së Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale.
“Klotilda të lutem nuk ka nevojë për këto komente, mjafton sqarimi i rati tënd, sepse është shumë e rëndësishme që ne të jemi shumë të vëmendshëm për të mos harruar asnjëherë se ne jemi garancia e pavarësisë së Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale”,-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin