Rezultati në rang kombëtar deri në orën 12:00, PS merr 74 mandate
Në të dhënat që raporton KQZ dhe të përpunuara nga Euronews Albania vihet re se deri në orën 12:00 Partia Socialiste e Shqipërisë vijon të kryesojë bindshëm rezultatin elektoral në rang kombëtar-Kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Teksa janë numëruar 4843 nga 5199 qendra votimi në total, Partia Socialiste sipas të dhënave ka marrë deri tani 48.63% të votave.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka siguruar deri tani 39.38%. Konfiguracioni elektoral për Lëvizjen Socialiste për Integrim është shumë i ulët në krahasim me zgjedhjet e 2017.
Bazuar në shifrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky subjekt politik në rang kombëtar ka marrë deri tani 6.86% të votave, kurse 2.25% kanë shkuar për Partinë Social-Demokrate, që drejtohet nga Tom Doshi.
Mandatet e fituara në rang kombëtar deri tani:
- Partia Socialiste-74 mandate
- Partia Demokratike-59 mandate
- Lëvizja Socialiste për Integrim-4 mandate.
- Partia Social-Demokrate-3 mandate
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus