Veliaj u la në burg, Rama shkon për herë të tretë brenda javës në Bashkinë e Tiranës

13 Shkurt 2025 | 09:59

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në bashkinë e Tiranës të enjten menjëherë pas një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale ku mori sërish në mbrojtje kryebashiakun Erion Veliaj të arrestuar 2 ditë më parë me urdhër të SPAK, ndërsa akuzoi këtë të fundit për intimidim.

Kjo është hera e tretë që kryeministri shkon në bashkinë Tiranë që pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj, ndërkohë që në krye të bashkisë më të madhe në vend u komandua nënkryetarja Anduena Ristani.

Në një deklaratë 2 ditë më parë Rama u shpreh se kryebashkiaku Veliaj nuk do të shkarkohet ndërsa akuzoi SPAK se ka dalë nga shinat kushtetuese.

GJKKO la në fuqi masën e arrestit me burg ndaj kryebashkiakut Veliaj, pas një seanca maratonë që zgjati mbi 6 orë.

Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026