Zhdukja e Jan Prengës, flet për herë të parë “mbreti” i kokainës Dritan Rexhepi

13 Shkurt 2025 | 16:19

Për herë të parë në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij dhe disa personave të tjerë në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Dritan (Gramos) Rexhepi, i njohur si “mbreti” i kokainës, ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Rexhepi ka mohuar çdo lidhje me Gentian Funiqin, një nga të akuzuarit në këtë çështje.

“Në burgun e Pratos kam qenë në siguri të lartë pasi kisha apelin në Firence dhe më mbajtën 10 ditë. Nuk e njoh dhe nuk e kam parë ndonjëherë në jetën time Gentian Funiqin. Do ta faktoj këtë me prova në vijim,” ka deklaruar ai.

Në seancën e së enjtes, avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë kundërshtuar provat shkresore të paraqitura nga SPAK, duke kërkuar që ato të mos pranohen si të ligjshme në proces.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz nga katër persona të cilët e futën në një makinë luksoze dhe më pas, sipas pamjeve filmike të nxjerra, ai u dërgua në një resort luksoz në Shijak ku u torturua. Hetimet kanë zbuluar se rrëmbimi i Prengës ka pasur lidhje me veprimet e vëllait të tij, Astrit Prengës, i cili dyshohet të ketë grabitur një sasi prej 260 kg kokainë në Britaninë e Madhe.

Përmes hetimeve është arritur në përfundimin se Gentian Fuqini, një person i lidhur me grupin kriminal nga Shkodra, ka qenë një nga porositësit e rrëmbimit. Ai kontaktoi vëllezërit e Jan Prengës dhe kërkoi që të kthehej sasia e kokainës së grabitur në Britaninë e Madhe në këmbim të jetës së Jan Prengës.

Nga ana tjetër, edhe Dritan Rexhep dyshohet të jetë I përfshirë në këtë ngjarje.

Sipas hetimeve, Rexhepi dyshohet se ishte organizatori i nisjes së kokainës për në Britaninë e Madhe, sasi që më pas u zhduk nga porti i Portsmoouth.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026