Shqipëria emëton Eurobondin 10-vjeçar, Rama: Ky ishte emëtimi më i suksesshëm

14 Shkurt 2025 | 16:56

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social facebook teksa shprehet se me sukses është përmbyllur Eurobondi 10-vjeçar. Kryeministri e quajti një lajm shumë të mirë për Shqipërinë dhe renditi tre arsyet pse emëtimi është i suksesshëm.

“Sapo u mbyll me sukses procesi i Eurobondit 10-vjeçar. Sapo morëm dritën jeshile, që do të thotë se ky ishte emëtimi më i suskseshëm ndonjëherë për sa i përket tre gjërave: Interesit të investitorëve të huaj, ofruan 4.3 herë më shumë sesa nevoja jonë, edhe oferta gjatë ditës arriti në 5.7 herë më shumë sesa nevoja jonë, gjë që bëri të ulet norma e interesit për të larguar një pjesë të investitorëve. Ky mbulim është më i larti i regjistruar ndonjëherë në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore që nga tetori 2024.

Së dyti numri më i lartë i investitorëve, me 159 të tillë të interesuar. Së treti, normë interesi më e ulët për Shqipërinë më shumë sesa për vendet si Serbia, Rumania. Nuk është vetëm sigurimi i likuiditetit me kushte shumë të mira financiare, por tregon pozicionimin e ri të Shqipërisë, dhe në thelb, Shqipërisë po i besojnë në të gjitha drejtimet, politike, ekonomike e financiare”, tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026