Një person sulmohet me sende të forta nga ish-dhëndri në mes të Prishtinës

15 Shkurt 2025 | 11:58

Një person ka mbetur i lënduar pas një sulmi fizik që ka ndodhur pasditen e së premtes në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima, një mashkull kosovar, ishte duke u kthyer në shtëpi kur është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga ish-dhëndri i tij. Si pasojë e goditjeve, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas kryerjes së sulmit, i dyshuari është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht gjendet në arrati. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Autoritetet janë në kërkim të të dyshuarit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)

62-vjeçari nga Kosova, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Burime bëjnë me...
16:31 | 28/07/2026

GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera

GJKKO ka shpallur fajtorë gjashtë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Divjakë, të akuzuar nga SPAK për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në...
16:24 | 28/07/2026

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të GJKKO-së të 15 qershorit, me të cilin nuk...
16:18 | 28/07/2026