Rifillimi i dialogut Prishtinë- Beograd, analistët: Peng për qeverinë e re në Kosovë
Rifillimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin foli edhe shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, duket se do të jetë peng i formimit te qeverise së re te Kosovës dhe krizës politike ne Serbi.
Sipas analistëve në Prishtinë, lëvizje të mundshme në këtë drejtim mund të kemi evenualisht në muajin mars
“Do të ketë disa lëvizje(në dialogun Kosovë-Serbi), por për një lëvizje serioze duhet të pritet konfirmimi i koalicionit të ri. Edhe nëse nuk ndodh votimi i qeverisë së re duhet të pritet ai koalicion që të ketë lëvizje serioze. Mos të harrojmë se kemi edhe sezon zgjedhore në Evropë, veçmas në Gjermani dhe Francë. Po ashtu e kemi edhe krizën politike në Serbi. Kështu që nuk janë vetëm zgjedhjet në Kosovë por edhe situatat në shtetet të tjera që ndikojnë në këtë proces. Mirëpo pritet që së shpejti të ketë lëvizje nga Komisioni Evropian. Shpresojmë që kanë reflektuar dhe se do të ketë një propozim më realist për zbatimin e marrëveshjeve(Kosovë-Serbi)- Seb Bytyqi, analist.
Por, ka nga ata që nuk janë kaq optimist.
“As Kosova dhe as Serbia nuk mund të marrin vendime të mëdha edhe për një kohë të caktuar. BE-ja i ka binarët me të cilët ecë me inercion, pra s’mund të ketë ndryshime të mëdha. Por një faktor i ri që do të ketë ndryshim është administrata Trump e cila ka dëshmuar një interes për rajonin. Sapo të largohen nga tavolinat e diskutimeve cështja e Gazës dhe Ukrainës mendoj se një fokus do të ketë edhe Ballkani. Atëherë çdo gjë do të jetë e paparashikueshme siç është fryma politike e administratës Trump. Është humbur një rast i mirë me administratën Biden pasi ka mundur të kryhet në mënyrë elegante. Tani me Trump çdo gjë do të jetë e paparashikueshme pasi mund të ketë përfitime të mëdha por edhe humbje të mëdha. Prandaj për këto arsye konsideroj se dialogun po e pret një paqartësi e madhe”.- tha Artan Muhaxhiri, politolog.
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë gjatë kësaj jave se bashkë me të dërguarin e ri për dialogun, Peter Sorensen, do të tentojnë ta bëjnë funksional dialogun Kosovë-Serbi.
Ndërkohë udhëheqësitë shtetëror, patën takime të ndara me Sorensen në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih.
Ne takim me Sorensen, Kurti ka theksuar se Serbia ka shkelur Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, derisa ka shtuar se për të ecur përpara në dialog, Serbia duhet të nënshkruajë marrëveshjen, ta tërheqë letrën e ish-kryeministres drejtuar Bashkimit Evropian dhe ta dorëzojë kryeterroristin, Milan Radoiçiç i cili është përgjegjës për sulmin terrorist serb në Banjskë në vitin 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia