SPAK jep autorizimin, lejon familjarët të vizitojnë Erion Veliajn në burg

17 Shkurt 2025 | 14:09

Nëpërmjet një autorizimi të dorëzuar drejtorisë së burgjeve, SPAK ka caktuar se vetëm familjarët mund të vizitojnë kryebashkiakun Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit.

Sipas këtij vendimi, vetëm familjarët e tij të ngushtë do të jenë të autorizuar për të realizuar vizita.

Ky hap vjen në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj Veliajt për akuzat në ngarkim të tij.

Kujtojmë se nga të dhënat e mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuza të rënda ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Sipas hetimeve, Veliaj dhe Xoxa dyshohet se kanë krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm të sofistikuar për përfitime të parregullta nga fondet publike të Bashkisë së Tiranës. Konkretisht, në të paktën 10 raste, SPAK ka ngritur dyshime të arsyeshme për korrupsion, ku Veliaj ka miratuar shpërndarjen e fondeve publike dhe lejeve të ndërtimit për subjekte tregtare të lidhura me të. Këto fonde, më pas, janë transferuar drejt organizatave jofitimprurëse, shoqërive private dhe individëve të afërt me Xoxën, duke krijuar një skemë të ndërlikuar transaksionesh financiare.

SPAK konfirmon se Veliaj akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 9 raste, si dhe për “pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërkohë, ndaj Ajola Xoxës rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Gjithashtu, SPAK ka bërë të ditur se pesë biznesmenë janë vënë nën akuzë për korrupsion aktiv, ndërsa nën hetim është vënë edhe deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila dyshohet se ka penguar zbardhjen e së vërtetës. Hetimet janë udhëhequr nga prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026