“Veliaj nuk paraqet rrezikshmëri”, avokati: Masa e GJKKO-së është e tepërt

15 Shkurt 2025 | 21:17

I ftuar në Review në Euronews Albania, avokati Gentjan Romano e cilësoi masën ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si të ashpër dhe të bazuar më shumë në teori sesa në rrethana konkrete.

Sipas tij, prokuroria ka siguruar të dhëna që mund të sugjerojnë korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, por vlerësimi i gjykatës duhej të ishte më i bazuar në prova konkrete.

“Nuk kemi të pandehur, por një person në hetim. Vendimi që merret në këtë fazë nuk është përfundimtar, por është një vlerësim i kushteve nëse Veliaj duhet të qëndrojë në burg ose të ndiqet në gjendje të lirë. Nëse i referohemi hetimeve në zhvillim, unë kam theksuar se Veliaj nuk paraqet rrezikshmërëi të lartë shoqërore. Gjykata ka konsideruar një qasje teorike mbi kushtet e parashikuara nga ligji, por de facto këto kushte nuk plotësohen, pasi edhe vetë prokuroria është ende në fazën e dyshimit për ekzistencën e një vepre penale,” tha Romano.

Sipas tij, Veliaj nuk paraqet asnjë lloj rrezikshmërëie që të justifikojë një masë të tillë.

“Për mendimin tim, mund të ishte vendosur një masë më e butë ose madje edhe hetimi pa asnjë masë sigurie. Duke marrë parasysh funksionin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe angazhimet e tij publike, ai nuk paraqet rrezikshmërëi. Si figurë publike dhe e emëruar, nuk i përket kategorisë së individëve që mund të konsiderohen të rrezikshëm, ndaj masa e dhënë është e tepruar,” shtoi avokati Romano.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026