Ish-prokurori Karanxha kritikon SPAK: Veliaj mund të hetohej në liri

15 Shkurt 2025 | 20:53

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka qenë i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku ka komentuar hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilat çuan në arrestimin e tij me urdhër të SPAK.

Gjatë intervistës, Karanxha vuri në dukje se avokatët e Veliajt duhej t’i kishin paraqitur të gjitha pretendimet e tyre dhe të kishin kërkuar nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, largimin e prokurorit të çështjes, Olsi Dado.

“Në seancë ka pasur pretendime nga Veliaj, gjykata ka caktuar masën e arrestit, ndërsa avokatët duhet t’i kishin paraqitur pretendimet e tyre me një memo me shkrim. Në këtë rast, Kodi i Procedurës Penale përcakton se çdo shqetësim duhet ngritur në kohën e duhur. Nëse kishte shkaqe për përjashtimin e prokurorit, duhej të kërkohej përjashtimi i tij. Beteja zhvillohet në gjykatë, ku mbrohen pretendimet,” tha Karanxha.

Ai shprehu gjithashtu rezerva ndaj standardeve të SPAK në çështjen e Veliajt, duke argumentuar se kryebashkiaku nuk duhej të ishte mbajtur me masën e sigurimit “arrest me burg”.

“Kemi të bëjmë me raste të tjera kur SPAK ka futur në burg edhe persona të tjerë në të njëjtat kushte, por unë personalisht nuk jam dakord. Veliaj mund të hetohej në gjendje të lirë, pasi është një person publik dhe nuk përbën rrezik arratisjeje. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, standardi është ndryshe. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut është hetuar me masën ‘detyrim paraqitjeje’ për çështje korrupsioni, dhe madje ish-presidenti amerikan ka pasur 98 akuza pa u arrestuar,” tha Karanxha.

Sipas tij, ky standard i krijuar nga SPAK është i rrezikshëm dhe mund të ketë pasoja të gjera.

“Ndërkombëtarët që kanë mbështetur këtë proces tashmë janë larguar, ndërsa standardi i vendosur mbetet dhe për mendimin tim është i rrezikshëm,” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026