Veliaj ankimon vendimin e Gjykatës për “arrest në burg”, pritet shqyrtimi i kërkesës
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të datës 9 shkurt, që i caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Lajmi u konfirmua për Euronews Albania nga avokati i tij, Ermir Beta, i cili bëri me dije se ankimi është dorëzuar më 14 shkurt. Tashmë pritet që Gjykata e Apelit të shqyrtojë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.
Nga të dhënat e mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuza të rënda ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
Sipas hetimeve, Veliaj dhe Xoxa dyshohet se kanë krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm të sofistikuar për përfitime të parregullta nga fondet publike të Bashkisë së Tiranës. Konkretisht, në të paktën 10 raste, SPAK ka ngritur dyshime të arsyeshme për korrupsion, ku Veliaj ka miratuar shpërndarjen e fondeve publike dhe lejeve të ndërtimit për subjekte tregtare të lidhura me të. Këto fonde, më pas, janë transferuar drejt organizatave jofitimprurëse, shoqërive private dhe individëve të afërt me Xoxën, duke krijuar një skemë të ndërlikuar transaksionesh financiare.
SPAK konfirmon se Veliaj akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 9 raste, si dhe për “pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërkohë, ndaj Ajola Xoxës rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Gjithashtu, SPAK ka bërë të ditur se pesë biznesmenë janë vënë nën akuzë për korrupsion aktiv, ndërsa nën hetim është vënë edhe deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila dyshohet se ka penguar zbardhjen e së vërtetës. Hetimet janë udhëhequr nga prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit