“Nuk ka prova të mjaftueshme”, avokati: SPAK gaboi me arrestimin e Veliajt

15 Shkurt 2025 | 22:08

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, avokati Gentjan Romano ka kritikuar masën e arrestit të kërkuar nga SPAK për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Ai theksoi se prokuroria ende nuk ka arritur në përfundimin nëse ekzistojnë rrethanat që pretendon ndërkohë që ka lëshuar urdhërin e arrestit për Veliajn. Romano kujtoi standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) mbi masat e sigurimit.

“Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, le të themi gjykata më elitare nga ato që njohim, ka vendosur një standard lidhur me masat e sigurimit, jo një herë, por disa herë,” tha Romano.

“Në këto raste është shprehur se nuk është domosdoshmërisht e nevojshme që një subjekt ndaj të cilit po zhvillohen hetime të gjykohet vetëm për shkak të rrezikshmërisë së veprës penale. Përkundrazi, gjykata duhet të shqyrtojë edhe rrezikshmërinë e subjektit që po hetohet.”

Duke folur për argumentet e prokurorisë, avokati nënvizoi se ka dyshime dhe dokumentacion të mbledhur, por ende nuk është arritur në një përfundim për ekzistencën e rrethanave të pretenduara.

“Si avokatë, ne nuk mund të bëjmë avokatin e prokurorisë. Jo, prokuroria nuk ka të drejtë absolute,” përfundoi Romano.

Sipas tij, Erion Veliaj nuk përbën rrezik për qytetarët, por është konsideruar i rrezikshëm për sistemin.

Romano gjithashtu theksoi presionin që kanë prokurorët dhe gjyqtarët në raste të tilla, duke nënvizuar se çdo vendim i tyre do të interpretohet në mënyra të ndryshme.

“Nëse flasim për integritetin e të gjitha subjekteve, përfshirë prokurorët dhe gjyqtarët, e dimë që janë njerëz me integritet të lartë moral dhe profesional. Ata ndodhen mes dy zjarresh: çfarëdo vendimi që të japin, do të interpretohet nga të tjerët në mënyra të ndryshme.Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ne të biem dakord me atë që ata kanë kërkuar,” u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026