“Nesti, person i brendshëm”, ish-prokurori Karanxha zbulon detajet e emailit anonim
Ish-prokurori Ervin Karanxha ka folur në emisionin “Review” në Euronews Albania për personin e pretenduar si Nesti Angoni.
Sipas tij, denoncimi ka ardhur përmes një emaili anonim dhe përmbante detaje të sakta, duke sugjeruar se autori mund të ishte një person i brendshëm me njohuri të hollësishme mbi jetën e kryebashkiakut.
“Ne kemi një Nesti Angoni, që ka ardhur një email anonim, i mbajtur në sirtar për një farë kohe dhe më pas është aktivizuar me shumë shpejtësi dhe ka ecur deri në momentin ku kemi ardhur sot. Pavarësisht se është email anonim, nuk po merrem shumë se kush e ka nisur, por mendoj se duhet të verifikoheshin këto dyshime. Këto koordinatat duken që janë me spiunllik të tipit ‘ku ka qenë shtëpia ose lodrat’,” u shpreh Karanxha.
Ai shtoi se personi që fshihej pas këtij emaili anonim ka dhënë informacione të sakta, duke treguar se kishte njohuri të thella mbi jetën e Veliajt.
“Nesti nuk ishte Nesti, por po jep koordinata të sakta: ‘Shko në filan vend dhe ke ca lekë.’ Nesti i pretenduar ka sjellë detaje të cilat i ka të sakta, pasi mbi bazën e Nestit ka shkuar dosja dhe Nesti qenka një person shumë i afërt që i ka bërë këto gjëra. Nesti na doli si Jovan Bregu,” përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit