EMRI| Qëlloi me armë gjahu në drejtim të një automjeti, vihet në pranga autori

17 Shkurt 2025 | 14:49

Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje kriminale në aksin rrugor “Manzë-Maminas”, ku një 49-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit të një 26-vjeçari pas një konflikti të çastit për një manovër të gabuar në qarkullim.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë reaguar menjëherë pas njoftimit për ngjarjen dhe kanë shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin e autorit Ardian Hoxha 49 vjeç, banues në Manzë.

Nga të shtënat ka pasur vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia ka sekuestruar armën e gjahut çifte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026