Akuzohet për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet për tu ekstraduar 43-vjeçari
43-vjeçari Ergys Lika është arrestuar këtë të diel në saj të operacionit policor “Operacionalja 27”.
Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2016 Gjykata e Romës në Itali ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe i koordinimit të punës me homologët italianë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania), në kuadër të operacionit “Operacionalja 27”, lokalizuan në Pogradec dhe arrestuan provizorisht shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, E.L., 43 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Romës/Itali, në vitin 2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi në Itali.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës