Tentoi të largohej pasi vodhi një makinë, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Again”, duke kapur një 40-vjeçar në tentativë për të ikur me automjetin që sapo kishte vjedhur.
Pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi me iniciale M. Zh., për vjedhjen e automjetit të tij, Policia e Shkodrës ka organizuar hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shtetasi me iniciale A. D., 40 vjeç, banues në Shkodër, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Skënderbeg”, në momentin kur tentonte të largohej me automjetin e vjedhur. Ky shtetas është dënuar dhe më herët për veprën penale të vjedhjes.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer i arrestuari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës