Gjermania e gatshme për dërgimin e trupave në një mision paqeruajtës në Ukrainë
Qeveria gjermane ka shprehur gatishmërinë për dërgimin e trupave ushtarake në një mision paqëruajtës në Ukrainë.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se Berlini mund të angazhohej në një kornizë të tillë, megjithëse theksoi se është ende herët për të hyrë në detaje mbi propozimet konkrete.
Këto deklarata vijnë pas komenteve të kryeministrit britanik Keir Starmer, i cili u shpreh i gatshëm të vendoste trupa britanike në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë.
Ndërkohë, kryeministri polak Donald Tusk ka bërë të ditur se Polonia nuk ka plane për të kontribuar me ushtarë në një forcë të tillë.
Këto zhvillime pritet të diskutohen në samitin e liderëve evropianë që po mbahet sot në Paris. Kancelari Olaf Scholz deklaroi për mediat se nuk pritet ndonjë vendim konkret nga bisedimet, por theksoi nevojën për një qëndrim të qartë dhe të fortë të Evropës për Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë