Ukraina drejt së panjohurës: BE kërkon përfshirje, Rusia refuzon! SHBA, plan tjetër

17 Shkurt 2025 | 15:30

Teksa liderët evropianë takohen në Paris për një samit emergjent mbi Ukrainën, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se për Evropën nuk ka vend në negociatat për paqen.

Lavrov ka theksuar se, Evropa dëshiron që lufta të vazhdojnë. Në këto kushte, “unë nuk e kuptoj se çfarë do të bëjnë ata në tryezën e negociatave”, ka thënë shefi i diplomacisë ruse.

Komentet ai i ka bërë përpara se të nisej për në Arabinë Saudite, për të diskutuar mbi Ukrainën me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ndodhet në Arabinë Saudite, por nuk është i përfshirë në bisedimet SHBA-Rusi.

Ndërkohë, kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se është gati të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë kur lufta të përfundojë.

“Jemi gati të dërgojmë trupa britanike në Ukrainë nëse Moska bie dakord për një akord që kërkon praninë e paqeruajtësve evropianë”, ka thënë Starmer.

Kjo është hera e parë që lideri britanik e thotë hapur se ka vullnetin për të dërguar ushtrinë britanike në Ukrainë.

Por Shtetet e Bashkuara po mendojnë për një tjetër lloj misioni paqeruajtës në Ukrainë. Ato synojnë që në mision të përfshihen vende joevropiane si Brazili apo Kina, që të funksionojnë si një lloj barriere në rast të një armëpushimi.

Lajmin e bën të ditur revista “The Economist”, sipas të cilës zëvendës presidenti amerikan J D Vance i ka thënë BE-së se një forcë e përbërë vetëm nga evropianë do të ishte më pak efikase në përpjekjet për të bindur Rusinë që të mos sulmojë.

Por deri më tani Rusia ka kundërshtuar çdo vendosje të trupave të huaja në Ukrainë, ndaj dhe administratës së Donald Trump do t’i duhet të detyrojë presidentin Putin të bëjë koncesione – shton “The Economist”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026