Papunësia në nivele të larta, të huajt gjejnë treg pune në Shqipëri

17 Shkurt 2025 | 17:56

Raporti i Bankës së Shqipërisë nxori në pah se mungesa e fuqisë punëtore në vitin 2024 vijonte të mbetej në shifra të larta. Treguesit e vrojtimeve dëshmojnë për pritje më të ulëta të bizneseve për punësimin dhe për papunësi më të lartë nga konsumatorët gjatë tremujorit të katërt, thuhet në raport.

Shumë shpejt, në bare dhe restorante, çdo gjë që ju mund të porosisni do t’ua servirin të huajt. Kjo pasi për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, sipërmarrësit i janë drejtuar tregut të huaj për të gjetur punonjës, madje duke u ofruar kontrata dyvjeçare.

Emigrimi në shifra të larta në Shqipëri po sjell pasojat e tij, sidomos në turizëm. Të dhënat e Censit treguan se 429 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi në 13 vitet e fundit.

“Kemi zgjidhje alternative duke siguruar punonjës nga vende të tjera. Shumë nga strukturat e mëdha akomoduese kanë një numër të konsiderueshëm punonjësish të huaj, kryesisht nga vendet aziatike. Por kohët e fundit kemi filluar të marrim punonjës nga vendet e Amerikës Latine, për shkak të lehtësive që ofrohen, pasi ata vijnë pa vizë në Shqipëri. Kjo është zgjidhja më e mirë që po balancohet këtë problem. Janë punonjës të thjeshtë, të pakualifikuar, që shërbejnë si sanitare ose në pozita ndihmëse. Rrogat janë pothuajse të njëjta me punonjësit shqiptarë”, thotë Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik.

Turizmi sezonal është ndër faktorët kryesorë që shumë të rinj, edhe pse jetojnë në Shqipëri, refuzojnë të punojnë në sektorë që përfshijnë turizmin.

“Në Shqipëri, nuk është ajo që quhet siguria e punës, që përfshin një pagë të kënaqshme, kushte të mira pune dhe mundësinë për t’u trajnuar dhe për të ecur përpara. Një i huaj nuk mund ta plotësojë dot 100% mungesën e fuqisë punëtore. Turizmi është një sektor që ofron kontrata pune të përkohshme, zakonisht për 3-6 muaj. Çfarë do të bëjnë ata gjatë pjesës tjetër të vitit?” shprehet Gentjana Hasalla, eksperte e punësimit.

Strukturat akomoduese janë në përgatitje të sezonit veror. Agjenci private kanë filluar të merrem me plotësimin e krahut të punës. Jashtë kamerave, ato flasin për shifra marramendëse, deri në 50 mijë punonjës që vijnë në Shqipëri për të punuar, nga punë të thjeshta e deri tek dado ose në pozita drejtuesish.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026