Papunësia dhe mungesa e investimeve shpopullon fshatin Perondi
Shpopullimi është kthyer në një fenomen shqetësues jo vetëm në Berat, por në të gjithë Shqipërinë.
Perondia, njësia administrative që zë rreth 34 përqind të popullësisë së qytetit të Kuçovës po shpopullohet.
Banorët pohojnë se shumica e të rinjve zgjedhin të largohen për shkak të papunësis.
“ Kanë ikur jasht të tërë nuk ka njëri, ja ne dy veta jemi këtu, e shikon këtë bina këtu ti të tërë? Vetëm dy veta jemi, kanë ikur në emigracion fëmijët kanë mbetur shtëpit shumë pak, shumë pak njërëz kanë mbetur, të tërë bosh janë këto që shikoni ju ”-shprehet një qytetar.
Mënyra e vetme për të siguruar jetesën për këta banorë mbetet bujqësia, por as ajo nuk mjafton për një jetesë të mirë pasi shumë nga produktet që ata kultivojnë nuk gjejnë treg.
“ Nuk kan ça të bëjnë fëmijët unë kam vetë fëmije dy djemë, ç’do bej me një dynym toke ai për bukë për gjellën për lopën për detyrimet ca të bëj, është i detyruar të iki ka ikur në Greqi punon andej dhe andej vuajtje puna, por të paktën ka një çik të ardhme, këtu ska asnjë lloj shprese.“ –thotë një tjetër qytetar.
Kuçova mbetet një nga qytetet më të prekura nga fenomeni i shpopullimit në qarkun e Beratit, ku sipas statistikave të nxjerra nga Censi i vitit 2023, në qytetin e naftëtarëve dhe rrethinat e tij jetojne rreth 30 mijë persona.
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen