Abuzimi me 13-vjeçaren/ Gazetari: 38-vjeçari e ka prezantuar me meshkuj të tjerë
Gazetari Martin Marku ishte këtë të hënë i ftuar në “People” në Euroneës Albania për të folur për rastin e rëndë të zbuluar një ditë më parë në Lezhë. 28-vjeçari Simon Gjoka dyshohet se prej një viti abuzonte seksualisht me një të mitur, e cila ishte vajza e një mikeshës së tij.
Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është se sipas gazetarit dyshohet se 38-vjeçari e ka prezantuar 13-vjeçaren edhe me meshkuj të tjerë, ndaj ka dyshime se ajo mund të jetë shfrytëzuar për prostitucion.
“Ajo ka dhënë dëshminë e saj në prezencë të psikologes dhe nënës së saj. Ajo e ka pohuar se ka kryer marrëdhënie me 38-vjeçarin. Videot e kanë provuar një gjë të tillë. Gjithashtu duket se 38-vjeçari ka shfrytëzuar marrëdhëniet miqësore me të afërmit e të miturës. Një detaj tjetër është se ka dyshime që vajza mund të jetë prezantuar nga 38-vjeçari edhe me miq të tij, ndaj ka dyshime se mund të jetë shfrytëzuar për prostitucion”,-tha gazetari.
Gazetari tha gjithashtu se ndonëse 38-vjeçari ka mohuar kategorikisht të ketë kryer marrëdhënie me të miturën, vetë 13-vjeçarja ka deklaruar në dëshminë e saj se ata kanë pasur marrëdhënie që prej një viti, pra kur e mitura ka qenë 12 vjeçe.
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës