Kosova kërkon nga Kallas hapa konkretë për të detyruar Serbinë të hapë arkivat

17 Shkurt 2025 | 19:05

Kryetari i Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i ka nisur një letër kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, duke kërkuar hapa konkretë prej saj dhe bllokut evropian për të detyruar Serbinë që të bashkëpunojë dhe t’i hapë arkivat e saj shtetërore, përfshirë ushtarake, policore dhe të inteligjencës, për të kuptuar vendndodhjen e të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, më 1998/99.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka bërë të ditur se delegacioni kosovar, përveç hapjes së arkivave, ka kërkuar edhe bashkëpunim të plotë për ”zbardhjen e rolit të forcave paramilitare dhe bashkëpunëtorëve serbë, të cilët, me mbështetjen e regjimit të [Sllobodan] Millosheviçit, ekzekutuan dhe zhdukën mijëra shqiptarë”, si dhe “llogaridhënie për refuzimin e vazhdueshëm të Serbisë për të dorëzuar informacion mbi varrezat masive të njohura brenda territorit të saj”, shkruan REL.

Hoti e ka bërë të ditur këtë kërkesë drejtuar Kallasit në ditën e shënimit të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Pavarësia jonë është arritur me sakrifica të mëdha dhe ne nuk mund të lejojmë që viktimat e gjenocidit të harrohen apo të mohohet e drejta e familjeve për të ditur të vërtetën. Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë e saj dhe të sabotojë përpjekjet për drejtësi, duke refuzuar të zbulojë të dhënat mbi vendndodhjen e të zhdukurve”, ka thënë mes tjerash Hoti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026