“SPAK ka dalë jashtë kontrollit të pushtetit”, Iljazaj: Ja pse e sulmon politika

17 Shkurt 2025 | 21:28

Gazetari Ervis Iljazaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se mbështetja e publikut ndaj SPAK shtohet edhe më shumë kur ai sulmohet nga politika.

Sipas tij, SPAK ka dalë jashtë kontrollit të pushtetit dhe vepron si një institucion plotësisht i pavarur.

“Asnjë nga partitë e mëdha nuk e do SPAK; njëra e godet publicist dhe hapur madje e ka ofertë elektorale, ndërsa PS e mbron publikisht ndërsa nën rrogoz bën çmos ta pengojë. Të dyja palët janë kundër SPAK se logjika është qesharake; e duam SPAK por sa herë vjen te dera jonë ka një problem. Pse PS nuk i ngriti këto shqetësime kur u arrestua Meta? Arrestimi i Veliajt për PS është goditje politike ndaj ka reaguar hapur Rama, qëndrimet e palëve janë hipokrite. SPAK ka thyer një mentalitet raportin e drejtësisë me pushtetin. Është e vetmja gjykatë që ka dalë jashtë kontrollit të pushtetit. sa më shumë e sulmon politika, aq më shumë rritet besueshmëria ndaj këtij institucioni”, tha Iljazaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026